Lajm i mirë: Fatime Lahit nga Shipoli që iu ndal edhe ndihma sociale, do t’i izolohet shtëpia për disa ditë

Për pak ditë Fatime Lahit nga Shipoli i Mitrovicës do t’i plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë.

Disa persona me vullnet të mirë kanë dhuruar para për rregullimin e shtëpisë së saj dhe sigurimin gjërave elementare, shkruan Jepi zë.

Ajo jeton vetëm me djalin e saj 13 vjeçar në kushte të rënda ekonomike dhe së fundmi i ishte ndalur edhe ndihma sociale.

Meqenëse e gjithë shtëpia nuk kishte as izolim, hall i saj ishin temperaturat e ulëta dhe dimri i ftoftë.

Për këtë janë mbledhur disa donatorë që kanë ofruar ndihmë për zonjën dhe djalin e saj 13 vjeçar.

Postimi i plotë:

❤️Elhamdulilah prej Allahut
Selame Muhamedit alejhi selam ❤️

♻️Një super lajm për ju ♻️

Faleminderit shumë Gresa Lajqi e cila na dha mundësin për regjistrimin e saj në Islamic Relief

Fatime Lahu nga Shipoli i Mitrovices e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike sonte plotësohet çdo nevojë e saj .

Pas aksionit tim u deshten vetëm 18 ditë dhe e gjithë shtëpija e saj përfundon me çdo gjë .
Gjëja më e këndshme ka qen kur më kanë takuar disa motra dhe fjala e parë ka qen ” PASHA ZOTIN TË PASH”

Ka qen një aksion interesant , i vështir , shumë rrugë dhe emocione . Në natën e operacionit të djalit tim nuk kam mundur të qendroj e qet përderisa kishim një moter me këto kushte .

Lista e donatorëve :

◾️Luljeta Kaqiu : Gjithë instalimin e rrymës me të gjitha shpenzimet .

◾️ Luljeta Kaqiu Kuzhina 4 Metra dhe komod për tv

◾️ Luljeta Kaqiu (Iniciativa Vullnetare Pjetërshtic )
3 +2 +1 (divane)

◾️ I. I një person i cili nuk dëshiron ti dali emri
Gjithë instalimin e ujit dhe suvatimin (mallterin) .

◾️ Arta Xhekaj (pika te Arta ) nivelizimin komplet

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Pezullohet ndërtimi i Rrugës A, vendos Gjykata Komerciale

◾️ Tavolina e bukes me 6 karrige , komod për TV , tepiha për sallon , tepiha për dhom dhe tepiha për koridor , dy jorgana , dy jastëk , perde , garnishte dhe 100 € të premtuara nga motra A.I e cila më ka thënë “nuk dua të me dali emri .

◾️B.M 100€
◾️Azr. 120€
◾️Sh.K. United Stades 210€
◾️Shkupi 500€
◾️I.M 90€
◾️F.A Gjermani 50€
◾️ Pika te Arta 400€
◾️ F. B 50 €
◾️ RR. 50 € (Ka kërkuar të bëhet dua)
◾️Vjollca CH 300€

4 dritare dhe një der ballkoni e kemi paguar 350€ për shkak se dyert dhe dritaret e dërguara nga një motër nuk kanë qen funksionale .

Falenderoj Arten , Dorentinen dhe Remken të cilat kanë dhënë kontributet e tyre dhe na njoftuan me rastin .

Allahu ua shperbleft Dorentina Dragusha për mundin , ushqimet dhe udhëheqjen me aksion pasi që unë udhëtova jasht shtetit.

Allahu ua shperbleft me mirësit e Tij të pafundme në të dy jetët të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në këtë rast .

Unë Magi nuk kam nxjerr foto apo video të motres ato i ka nxjerr në YouTube tezja e saj duke kërkuar ndihmë në KANAL 10 dhe Mitrovica SOT !

Allahu na faltë për çdo lëshim .