Erëra të forta: Baneri “Liria ka emër” i bie vozitësit mbi makinë

Sot vendin e kanë kapluar erëra mjaft të forta.
Si pasojë e kësaj një baner, “Liria ka emër” te mbikalimi në Çagllavicë, nga erërat e forta është shkëputur dhe i ka rënë përmbi një makine, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, të cilët apeluan tek qytetarët që të kenë kujdes sot.

“Kujdes nga erërat e forta! Reklamimet në rrugë magjistrale janë të rrezikshme, mund të shkaktojnë aksidente” është thënë në postimin e tyre.

Lexo edhe:  Mediumi serb zbulon skenarin që po përgatitej në Veri nëse do të fillonin gjobat