Hidhen dyshime për arsyen e sulmit me kallasha tek Top Channel

Në mesnatën e sotme objekti i televizionit Top Channel është sulmuar me kallashnikovë nga persona të panjohur për publikun, ku si pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë, Pal Kola.

Mediat në Shqipëri raportojnë se policia aktualisht ka dy pista hetimi.

Në njërën anë dyshohet se mund të ketë pasur një konflikti të mundshëm për shkak të pronësisë së televizionit, por nuk përjashtohet mundësia se edhe cenimi i lirisë së shprehjes nga ana e mediumit mund të ketë nxitur autorët e krimit, shkruan abcnews, përcjell Insajderi.

Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Deri më tani dihet që autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër.

Gjatë kryerjes së krimit në makinë kanë qenë prezent tre persona.

Lexo edhe:  Robin Krasniqi vizitoi Qabenë: Ndjenja më e fortë në krejt jetën time