Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me burgim, zbulohet identiteti i tij

Të enjten pasdite, është ekstraduar nga Zvicra një 33-vjeçar kosovar, i cili po kërkohej me urdhërarerst të lëshuar nga Gjykata pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një rast të mëhershëm. I riu është dërguar tashmë në burg.

Siç merr vesh Sinjali, kosovari që u ekstradua nga shteti zviceran është Besnik Ajeti, i cili është arrestuar nga Policia posa është sjellë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I riu ishte shpallur në kërkim dhe pas bashkëpunimit ndërkombëtar është kapur nga autoritetet zvicerane.

Zyrtarët policorë të Zvicrës e kanë dorëzuar të njëjtin te Policia e Kosovës.

Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Ajeti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Si ‘u lanë’ kriminelët serbë të hyjnë në Kosovë, Hoxha: Kufiri ka 380 km, ne s’mund ta kontrollojmë të gjithin