Gjendet nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar që e denoncoi të zhdukur

Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica gjatë ditës së djeshme ka treguar se vajza e tij është kidnapuar.

I njëjti fillimisht kishte denoncuar rastin në Facebook duke thënë se policia zvicerane nuk është duke e trajtuar rastin.

Pas një seri videosh në rrjetin social Facebook, i njëjti ka bërë të ditur se vajza e tij është gjetur nga policia gjermane.

Ai ka njoftuar në orët e vona se vajza tashmë ndodhet në polici dhe është gjetur afër Hamburgut

Lexo edhe:  Kosovari krijon skenar të frikshëm për grabitje, më vonë e pranon se gënjeu