Fillon të ngritet çmimi i derivateve, nafta, benzina e gasi më shtrenjtë se dje!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar dje çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide edhe për sot.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.61 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro.

Kujtojmë se dje nafta ishte 1.60, benzina 1.33, ndërsa gasi 75 cent.

Lexo edhe:  Detaje: Njëri nga të arrestuarit për rrëmbim kishte kryer marrëdhënie me 32-vjeçarin – i kërkonin 3 mijë euro