Edon Shileku rrëfen në Big Brother VIP Kosova se e humbi virgjërinë në hekurudha të trenit

Gjatë pasdites të së premtes është zhvilluar një bisedë shumë interesante mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Aktorja dhe këngëtarja nga Kosova vendosi t’iu bëjë pyetje provokuese të gjithë banorëve, duke marrë detaje edhe nga privatësia e tyre.

Ajo i drejtua me pyetje aktorit të zhanrit “Drag Queen”, Edon Shilekut, rreth eksperiencës së tij të parë seksuale.

Ai është përgjigjur duke e përshkruar si një prej ngjarjeve më të veçanta që ka përjetuar ndonjëherë.

“Eksperienca im e parë seksuale ka qenë kur u në kam qenë i dashuruar shumë, marrëzisht shumë edhe normalisht ka qenë si ëndërr, si iluzion, s’mundesh të besosh që është e vërtetë”, ka thënë Shileku.

Por akoma më e veçantë ishte përgjigja e tij, kur u pyet për lokacionin e aktit.

“Ka qenë te hekurudhat e trenit”, është përgjigjur ai, teksa ka bërë që të gjithë banorët e tjerë të shpërthejnë në të qeshura.

I njëjti përndryshe pak ditë më parë njoftoi se në të kaluarën ka qenë përdorues i substancave narkotike, por që falë rehabilitimit kishte arritur të shpëtonte.

VIDEO

Lexo edhe:  Bastisje në një shtëpi në Suharekë, policia gjen armë në një shtëpi