E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, ky është i dyshuari që iu caktua arresti shtëpiak

Gazeta Sinjali të enjten ka raportuar për një vrasje në tentativë në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka goditur me veturë një 38-vjeçar.

I dyshuari ishte arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për E.S, 27-vjeçar, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme Sejdiu ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjykata ia ka caktuar atij masën e arrestit shtëpiak.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Rreth 50 ari grurë përfshihen nga zjarri në Rahovec