Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Kemi hyrë në një javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm.

Fillimi i javës mjaft i ngrohtë dhe me shumë diell. Ngjashëm do të jetë edhe dita e dytë e javës, megjithatë orëve të pasditës parashihen instabilitete të izoluara kryesisht në disa zona kodrinore-malore ku priten rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën atmosfera do të destabilizohet në “shumë fronte” sidomos orëve të vonshme të pasdites dhe mbrëmjes ku priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu do të filloi ulja e temperaturave.

Në mbrëmje (të mërkurën) dhe gjatë natës lokalisht priten reshje dhe rrebeshe të dendura shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo do të jetë koha më jo-stabile gjatë kësaj jave duke përfshirë edhe ditën e Enjte kur edhe temperaturat shënojnë ulje më të theksuar.

Masa më të freskëta ajrore vijnë së bashku me stuhitë e mesjavës dhe mbesin prezente të Enjten dhe të Premtën.

Për fundjavë kemi gjasa të mira që të përjetojmë përmirësim të motit, megjithatë ende mbesin gjasa për reshje të pakta të izoluara. Temperaturat do të fillojnë të rikuperohen pas uljes së tyre nga frontet e mesjavës.

Pra, pas fillimit veror dhe stabil të javës, mesjava sjellë destabilitete të fuqishme lokale dhe ulje të temperaturave. Reshjet nuk do të jenë të baraspeshuara. Vende-vende ato do të jenë më intensive. Dy ditët e fundit të javës më të freskëta. E enjta sjellë më shumë rrebeshe dhe shi, ndërsa e Premtja fillon përmirësimi i motit. Fundjava sjellë stabilizim dhe më shumë diell.

Lexo edhe:  Ardiani viktima e 5-të: Historia e gjakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj, nisi për 10 mijë lekë