Edhe premtja me mot të ndryshueshëm

Të premten do të jetë mot i ndryshueshëm e me temperaturat maksimale e minimale të luhatshme gjatë ditës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar me kohë që këtë javë do të mbizotëroj mot i luhatshëm sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Lexo edhe:  Detaje nga rrëmbimi i 34-vjeçarit në Prishtinë: Të dyshuarit ia marrin sendet me vlerë në ‘kompensim’ të borxhit