Syla: Një gardian më tha që Nagipi po rri n’tesha kat në burg, po mendon që e kthejnë në detyrë

Gazetari Valon Syla ka komentuar arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, javën e kaluar.

Syla ka thënë se qeveria po emëron njerëz të saj në borde të ndërmarrjeve të cilët pastaj po i mbron edhe në skandale.

Ai shton në emisionin Pressing në T7 se Krasniqi po rri me rroba zyrtare në qelinë e paraburgimit, pasi mendon se do të kthehet në punë sapo të dal.

“Një gardian më tha se hala me tesha kat po rrinë se i kanë thënë që do të kthehet direkt në punë. Me kat po rrinë”, shtoi ai.

Lexo edhe:  Ky është fshati i parë në Kosovë që heq gjuhën arabe nga ceremonitë fetare