ETC aty ku mashtrimi ju përcjellë deri të arka!

Ngritja e çmimeve në artikuj ushqimorë e esencialë është vërejtur edhe në Kosovë. Mirëpo, marketet e mëdha po vazhdojnë të joshin konsumatorët me gjoja “zbritje” të çmimeve.

Një rast i tillë që nuk është rast i rrallë në vendin tonë, i ka ndodhur sot një qytetari në Pejë.

Një qytetarë ka blerë produkte higjienike në marketin ETC në Pejë, e që ka paguar dyfishin e asaj që i është dashur.

Sinjalizuesi ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku shihet se çmimi i produktit ka qenë 5 euro e 18 cent, ndërsa kur ka shkuar te arka, ky çmim e ka ndryshuar vlerën e tij.

Ndonëse në raft është proklamuar se produkti është në zbritje nga 5.18 cent, qytetari tek arka ka paguar çmimin 7 euro.

Sinjalizuesi bën të ditur se pasi e ka kontrolluar faturën e ka parë këtë ndryshim në faturë, pastaj është kthyer në market dhe ka fotografuar çmimin e produktit në raft.

02 Press edhe më parë ka raportuar për raste të tilla që ndodhin në markete.

Lexo edhe:  Protesta kundër Trendafilovës, merret një vendim për Molliqajn dhe të tjerët