Edhe premtja me mot të ndryshueshëm

Të premten do të jetë mot i ndryshueshëm e me temperaturat maksimale e minimale të luhatshme gjatë ditës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar me kohë që këtë javë do të mbizotëroj mot i luhatshëm sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Lexo edhe:  44-vjeçarit në Klinë i del ‘për hundësh’ ahengu familjar, hajnat ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin paratë e armën