Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Drenas ku mbetën të vdekur dy persona

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Drenas.

02 Press  pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo për Insajderin.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Lexo edhe:  Presidentja mohon se ka blerë shtëpi të dytë në “Marigona Hill”, thotë se ka blerë në Australi