E tmerrshme: Nxënësi në Rahovec rrah brutalisht shoqen e klasës, pamje të rënda

Përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme në vend janë bërë të shpeshta. Për motive të ndryshme, por kryesisht banale ata rrahen brutalisht, duke i zënë kështu sherri me Policinë. Kjo dukuri shqetësuese po i alarmon si prindërit, ashtu edhe drejtoritë e shkollave, për rrezikun në institucionet arsimore.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të premten e kaluar, në shkollën fillore “Rudolf Walther” të fshatit Dejnë të Rahovecit, ku një nxënës ka sulmuar brutalisht një nxënëse brenda hapësirave të shkollës.

Nga një video të dërguar nga një sinjalizues, shihet se nxënësi, në mënyrë të pakontrolluar – godet me grushte, teksa e përplas edhe kokën e viktimës disa herë për banke, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

02 Press do të ju mbajë të informuar me detaje posa të marrë një përgjigje nga Policia

Lexo edhe:  Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran