Edhe një mitrovicas, djalë dëshmori detyrohet ta lë vendin

Largimi i të rinjve kosovar nga vendi i tyre po vazhdon.

Ata po largohen për një jetë më të mirë jashtë Kosovës, shkruan Jepi zë.

Valës së largimit nga vendi iu bashkua dhe mitrovicasi nga Koshtova, Xhevdet Miftari.

Xhevdeti poashtu është djalë dëshmori. E përveç babait në luftë ai ka humbur edhe vëllain e tij vetëm 19 vjeçar, Ahmetin.

Ai përmes një njoftimi tha se pas 25 vitesh po detyrohet ta lë vendin për të cilin familjarët luftuan e sakrifikuan.

Ai tha se gjithmonë do të jetë krenar me babain e tij dëshmor, Hajrizin, për edukimin.

Postimi:

Mbas plot 25 Vite që kaluan erdh koha që ta lë vendin për të cilin luftuat, u flijuat dhe Lirinë na dhuruat së bashku me vëllaun!

Erdh koha që të marrë rrugën e mërgimit, atë rrugë pa kthim, për një jetë më të mië për të gjithë familjen. Unë biri yt do të bëjë krenarë gjithë jetën ashtu qysh ti më edukove.

Por mos ti mbes borgj as nënës e cila me mjaftë vuajtje e vështërsi na rriti e na edukoi, ishalla Zoti e shpërblen me shëndet, gëzim e lumturi githë jeten se e meriton shumë. E për politikë s’po flas me prish shkrimin se qe besa kam shumë për të folur….

Lexo edhe:  Vihet në kontroll zjarri masiv që shpërtheu në fabrikën e plastikës në Drenas