Ish ushtari i UÇK-së që vdiq duke punuar la pas tre fëmijë – kishte shkuar për shkaqe ekonomike

Fejzullah Brahimi qe ka humbur jeten dje në Mal të Zi ishte ish-pjesëtar i UÇK-së dhe aktivist i shoqatës ‘“Nëna Terzeza”.

Vëllai i Fejzullahut, Nexhmedini, duke folur për rajonin në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka theksuar se kriza ekonomike e kishte detyruar të ndjerin të merrte rrugën drejt Malit të Zi për të mbajtur familjen.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të premtes, ose saktësisht rreth orës 9 të mëngjesit dhe thuhët se ai ka rënë nga kati katërt.

”Nuk e dimë saktësisht së si ka ndodhur rasti tragjik, por vëllazërit kanë shkuar dje në Mal të Zi, dhe ata do të na tregojnë më detajisht”, ka thënë Nexhmedini.

Ai ka shtuar se  trupi i të ndjerit pritet të vijë të hënën dhë së më pas do të caktohet edhe data e varrimit.

I ndjeri ka lënë pas tre fëmijë

Lexo edhe:  Kur Granit Xhaka kishte rrëfyer për The Guardian: Ma kanë rrahur babain në burgjet serbe, vuajtjet janë thellë te unë