Vrasjet e fundit në Serbi, ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës: Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi

Ngjarje tronditëse kanë ndodhur ditëve të fundit në Beograd. Një 14 vjeçar ka vrarë rojën e shkollës, mësuesin e historisë e 8 nxënës si dhe ka plagosur të tjerë, ndërsa sot 21 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në disa fshatra të Serbisë duke i lënë të vdekur 8 persona. Këto akte makbre janë dënuar nga akterë të ndryshëm, por ka pasur prej tyre që e kanë cilësuar si një “karma”, rikthim i asaj që dikur ke bërë.

I tillë është qëndrimi i ish-nënkryetares e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar “Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi”, shkrim që lë të nënkuptosh që ka të bëjë me rastet e fundit në Serbi e gjenocidin e kryer nga paramilitarët serbe ndaj familjeve e fëmijëve shqiptarë nëpër malet e Kosovës.

Lexo edhe:  Molliqaj publikon foton e Astrit Deharit duke protestuar kundër Zajednicës: Marrëveshja ka tjetër emër