Edhe lojtari i Real Madridit reagon për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Rasti i ndodhur ditë më parë në Pejë ka marr jehonë gjithandej, madje edhe deri te njëri prej klubeve më të mëdha në futboll, Real Madridi.

Para disa ditësh u publikua një video, ku u pa një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarëve “Orenda”.

Për të një reagim e ka barë edhe Dani Ceballos në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai ka shpërndarë një fotografi të infermieres, e cila u publikua nga një llogari tjetër në këtë rrjet social.

“Fotografia më e mirë që mund ta shihni sot”, thuhet krahas fotografisë së publikuar nga llogaria “muycoloooooo”, aty ku infermierja shihet e prangosur pas dhunës që kishte ushtruar.

E duket se më këtë përshkrim po pajtohet edhe mesfushori i Real Madridit.

Lexo edhe:  Basketbollisti i Pejës nuk ia jep dorën lojtarit serb që e shkroi "Kosova është Serbi"