Albion Rrahmani fiton zemrat e klubit dhe tifozëve të Rapidit me ndehsjen e parë

Albion Rrahmani ka shkëlqyer në debutimin e tij te skuadra rumune, Rapid Bukuresht.

Sulmuesi kosovar të premten arriti të shënoj dy gola në 45 minuta të luajtura në fitoren 5-3 ndaj skuadrës U Craiova 1948,

Klubi rumun ditën e sotme ka bërë një postim në faqen zyrtare, ku i dedikohet debutimit të Albion Rrahmanit.

Ata gjithashtu kanë vendosur fotografin e Albion Rrahmanit në kopertinën e faqes zyrtare në Facebook.

Ish-sulmuesi i Ballkanit me dy golat e tij ka fituar edhe zemrat e tifozëve të klubit.

Në një sondazh i cili është publikuar në faqen e klubit për futbollistin më të mirë të ndeshjes, tifozët e Rapidit kanë votuar në numër të madh për Albion Rrahmanin.

“Lewandowski” ashtu si njihet Rrahmani, prin në sondazh duke e lënë mbrapa futbollistin Funsho Bamgboye.

Lexo edhe:  Gjokoviqi vazhdon provokimet me këngën nacionaliste: Flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni në Rumija