Florian Marku pajtohet me kundërshtarin pasi e nokautoi në sekondat e para të ndeshjes

Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda.

Grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.

Pas ndeshjes, Marku nuk harroi t’i hidhte dorezën e sfidës kundërshtarëve më të fortë britanik, ndërsa edhe njëherë theksoi se në një ndeshje të madhe, do të dhuronte edhe më shumë spektakël.

Boksieri shqiptar, Florian Marku dhe ai irlandez, Dylan Moran, ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, pas meçit.
“Boxxer” ka publikuar në Facebook një video nga prapaskenat në Manchester Arena. Aty Moran dëgjohet teksa i thotë Markut se “gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën “ka qenë pjesë e meçit”.

E Marku është dëgjuar teksa i ka thënë se ndihej keq për skenat, pasi kishte parë aty afër babanë e Morannit.

Lexo edhe:  Fat i keq, Zvicra përsëri në epërsi ndaj Kosovës