E trishtë: 19-vjeçarja nga Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pas një zënke me vjehrrën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 19-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë, pasi që kishte konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia, të cilët pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë tentuar të marrin dëshminë e viktimës, por ajo nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet.

Të njëjtit kanë intervistuar nënën e vajzës, e cila ka deklaruar se për gjendjen e së bijës është njoftuar nga vjehrra e saj, e cila i ka thënë se 19-vjeçarja ka konsumuar barna pasi u fjalosën mes vete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

Lexo edhe:  Rrokulliset me traktor, vdes i riu nga Malisheva