Ua tregoi organin gjenital, ky është 24-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht 2 vajza në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy vajza mesnatën e së enjtes në Prishtinë

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është 24-vjeçari, Drilon Dragusha.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, kur dy vajzat që ndodheshin në veturën e tyre janë përballur me Dragushën, i cili kishte bërë veprime vulgare duke ua ekspozuar atyre organin gjenital.

Përballë kësaj situate, vajzat kanë njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë ndërmarrë veprimet hetimore duke intervistuar palët e përfshira në rast.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 24-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Dëshmitarja serbe në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëshmon pa e mbuluar fytyrën