Mot i paqendrueshëm gjatë javës së parë të muajit Maj

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Do të fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga juglindja, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Në disa vise të Rrafshit të Kosovës nganjëherë mund të ketë erëra të fuqishme nga juglindja ndërsa gjatë natës reshjet e shiut mund ta përfshijnë tërë rajonin duke përfshirë edhe Kosovën.

E mërkura sjellë mot mjaft të paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe rreshje e rrebeshe të shpeshta lokale shiu.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Pejë – Gjakovë