Aksident i tmerrshëm në Turqi, deri më tani 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar

Të shtunën mbrëma ka ndodhur një aksident zinxhiror në provincën jugore turke Hatay. Nga ky aksident deri më tani 12 persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar 31 tjerë, raporton agjencia AP.

Në këtë aksident kamioni ka kaluar shiritin e kundërt pasi drejtuesi i këtij mjeti ka humbur kontrollin, duke u përplasur me nëntë vetura e dy minibusë.

Shumica e këtyre veturave ishin të parkuara anash rrugës në afërsi të një pompe të derivateve, pasi shokët dhe familjarët po përshëndeteshin nga burrat që po shkonin në shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Rreth kësaj ngjarje, Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka thënë se shpërtheu zjarr në autostradën Iskenderun-Antakaya. Ai tregoi se 22 ambulanca janë dërguar në vend të ngjarjes.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e shërim të shpejtë për të lënduarit.

Lexo edhe:  Skandal në Shkup: Pacienti pret me maskë të oksigjenit, ekipi pi kafe në pompë të benzinës