E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Drenas

Policia e Kosovës njofton se një person i cili ishte përfshirë në një aksident dy javë më parë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.

Sipas raportit policor, viktima ishte aksidentuar në fshatin Fushticë e Epërme të Drenasit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Lexo edhe:  Gjarpri i gjatë afër 1 metër e gjysëm ‘shëtitet’ rrugëve në mes të qytetit në Prishtinë, ishte nisur drejt Parlamentit