Lëndohet me mjet të mprehtë: Viktima dërgohet në QKUK – I dyshuari në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin, i cili kishte goditur me mjet të mprehtë një person.
Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Gllogoc 11.03.2024, 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Incidenti në qebaptoren “Te daja” në Deçan, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje