U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg

Një 71-vjeçar u shpall i pafajshëm nga gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e kishte kryer. Ginny Simmons është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.

Ai dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond. Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e një klienteje adoleshente, e cila u qëllua me plumb në kokë gjatë grabitjes, por mbijetoi.

Adoleshentja i identifikoi ata mes të dyshuarve të tjerë të paraqitur nga policia, por një hetim i mëpasshëm vuri në dyshim besueshmërinë e identifikimit. Gjatë gjyqit fillestar, të pandehurit dëshmuan se nuk ishin as në Oklahoma ditën e vrasjes.

Simmons u lirua nga burgu në korrik pas 48 vitesh, një muaji e 18 ditësh burg. Ai u shpall i pafajshëm të martën nga një juri në Oklahoma, e cila e rrëzoi dënimin e tij.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë në Prishtinë, u kap me 26 pako fëstëka në duar në vlerë rreth prej 114€