Në Prishtinë po “lulëzon” prostitucioni, 5 persona të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në dy raste të ndara për marrje me prostitucion në Prishtinë.

Në njërin rast, Policia ka arrestuar tre të dyshuar, dy gra dhe një burrë dje rreth orës 12:00.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar ne procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

Ndërsa, mbrëmë rreth orës 22:00 janë arrestuar një burrë dhe një grua për mundësim apo detyrim në prostitucion.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Shiti telefonin e nënës së tij, policia ndalon një person