E rëndë: Rrëshqet orteku i borës në Brezovicë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Brezovicë. Një ortek bore ka rënë rreth orës 16:00, ku si pasojë e tij një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë..

Lexo edhe:  Tërmeti bie teksa thirret ezani, momentet dramatike brenda xhamisë në Turqi