Haxhiu e quan Kurtin mashtrues e të pafytyrë: Karriera jote politikë është mbi gjakun e të tjerëve

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje rezolutës së PDK-së, me të cilën synonte mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe kjo ka shkaktuar shumë reagime nga deputetët e opozitës. Deputeti Bekim Haxhiu e kritikoi kryeministrin Kurti, të cilin e quajti mashtrues, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu tha se Kurti ka mbajtur fjalim elektoral në VV pas vdekjes së heroit Afrim Bunjaku, ndërkohë që nuk e përkrahën kërkesën për rezolutë për Policinë.

Ai iu drejtuar Kurtit duke i thënë se karrierën e tij politike e ka ndërtuar “mbi gjakun e të tjerëve”.

“Me këtë mashtruesin nuk ia vlen me repliku. Nuk mundesh me trajtu opozitën bash si dush ti. Të barabartë jemi në këtë Kuvend. S’mundesh me mbajtë fjalim elektoral në VV pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut, e mos me ardhë me mbështet Policinë. Kjo është pafytyrësi. Karriera jote politikë është mbi gjakun e të tjerëve.”

Lexo edhe:  Lajmi i mirë: Lirohet nga spitali polici i plagosur dje në veri