E rëndë: Mitrovicasi tenton t’i jap fund jetës duke pirë barna, dërgohet urgjent në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.

Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Mitrovicë, ku një burrë 56-vjeçar deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Burrat në Prizren bëhen llom mes vete për parking, njëri nga ta përfundon me hundë të thyer