Lajmi i fundit: Vdes edhe personi i dytë i vrasjes në Vushtrri

Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë Liridon Musliu pasi i njejti nuk arriti të ju bëjë ballë plagëve.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, ku 27-vjeçari, Fatos Zenuni, ishte vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një konflikti verbal me disa të dyshuar. Dy prej tyre u arrestuan mbrëmë nga Policia, teksa pas nisjes së hetimeve janë identifikuar edhe tre persona që dyshohen të jenë të implikuar.

Sipas Policisë edhe tre të dyshuarit e tjerë, bashkë me dy të arrestuarit e parë, Jetmir Sinani dhe Edin Beka, janë ndaluar për 48 orë.

“Policia ka arritur t’i identifikoj dhe t’i arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Mitrovicë Jug, në bashkëpunim

Lexo edhe:  Rashiq: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut