E rëndë: Gjakovari rrah gruan shtatzënë, 22-vjeçarja përfundon në spital

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë.

Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar për në drejtim të panjohur.

Viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore dhe ajo ka refuzuar që të pajiset me urdhër të mbrojtjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Ministrja Haxhiu thotë se është e gatshme të jap dorëheqje, por ka një "kusht"