Suspendohet zyrtari policor nga Gjakova i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur

Një zyrtar policor në Policinë Rajonale në Gjakovë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për se polici i dyshuar është Enis Sefa – ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet.

Sinjali mëson se për shkak të dyshimit të ngritur për kryerjen e kësaj vepre penale, Sefa edhe është suspenduar nga detyra dhe tashmë do të ndërmerren edhe veprimet e tjera ligjore ndaj tij.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Pasi u prangos nga Inspektorati Policor i Kosovës, i njëjti është intervistuar me ç‘rast ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Lexo edhe:  Lazdrohet pak bashkatdhetari: Shkurte Gashi m’ka këndu n’martesë – 8 mijë euro m’i ka marrë