E rëndë: Djali rrah me grushte babain 81-vjeçar në Suharekë, ai detyrohet të kërkojë ndihmë nga Policia

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Sopijë të Suharekës, por është denoncuar tek sot në Polici.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij 81-vjeçar, duke e rrahur me grushte, pas një zënke mes tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të shtunën në shtëpinë e tyre, kur babai i të dyshuarit, i cili ka probleme me dëgjimin, u ballafaqua me dhunën e ushtruar nga i biri, çka e detyroi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka intervenuar duke e arrestaur të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e babait të tij për dhunën e ushtruar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndaj të njëjtit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “N’krye kam me t’i vra”, tensione pas shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit dhe babait të tij