Përleshje mes nxënësve të gjimnazit në Istog, drejtoria detyrohet të kërkojë ndihmë nga Policia

(Foto nga arkivi) Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundi në Istog, ku janë përfshirë në një përleshje fizike disa nxënës të shkollës së mesme.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në gjimnazin “Haxhi Zeka”, ku pas një mosmarrëveshjeje tre nxënës të klasës së 10-të janë rrahur mes vete dhe për pasojë dy të mitur kanë mbetur të lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Sinjali mëson se i dyshuari që u përfshi në rast është identifikuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë për motivin e rrahjes. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm’.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

Lexo edhe:  Drenicasi e sulmon vëllain me tërfurk, shkak mosmarrëveshja për ndezjen e zjarrit