E qëlloi me armë qenin pasi ia sulmoi një dele, arrestohet i riu në Gjilan

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë dje në fshatin Kishnapole të Gjilanit pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të një qeni shtëpiak.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, me pretendimet se këtë e ka bërë për shkak që qeni ka sulmuar një dele të tij.

Rastin në Polici e ka denoncuar pronari i qenit, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit, qeni është dërguar te veterinari.

Ndërkohë i dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se e ka përdorur në rast, pasi për të njëjtën nuk posedon leje nga organet përkatëse.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Një nga ushtarët më të rinj të UÇK-së, Arton Smajli, viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Liria jonë është burgu i tyre