Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshmëm

Djordje Miketiq, deputeti serb i partisë “Zajedno”, dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku nga një sulm i terroristëve serbë në veri të Kosovës.

Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë, në një kohë që ende nuk ka një informacion të saktë se sa serbë janë vrarë, sa janë plagosur dhe sa janë dorëzuar.

“Çdo gjë që ndodhi të dielën ishte e tmerrshme. Unë e dënoj fort vrasjen e një polici dhe po ashtu përdorimi i tmerrshëm i dhunë nëse ka ndodhur duhet dënuar. Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar, kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, tha deputeti serb në një intervistë për Euronews Albania.

Ai theksoi se e kishte pyetur presidentin Vuçiq lidhur me informacionin se nënkryetari i Listës Serbe ishte mes sulmuesve të policisë së Kosovës, gjë që siç tha serbët kanë nevojë ta dinë.

Lexo edhe:  FIFA dënon Serbinë për ofendimin e Xhakës dhe Shaqirit