‘5 metra larg njëri-tjetrit’, Gjykata cakton mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë pas raportimit të konfliktit.

Togat e zeza kanë aprovuar urdhër mbrojtje për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia. Për ta u urdhërua mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergji.

Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Lexo edhe:  Nxënësi i shkollës në Koshtovë të Mitrovicës denoncon arsimtaren: Më goditi katër herë me shuplaka - e denoncon në Polici