“Dua të dal nga Gaza, nuk kemi asgjë”, shqiptaro-palestinezja kërkon ndihmë

Naim Abuejad erdhi nga Palestina në Shqipëri si student në vitin 1970. Nga martesa me një vajzë nga Durrësi, lindën në Shqipëri vajzën Amal dhe djalin Iljad të cilët prej vitit 1998 u zhvendosën të jetojnë në Gaza.

Në një intervistë te Top Channel, shqiptaro-palestinezia Amal Ashour, tregon momentet e para kur nisën bombardimet në Gaza.

“Nuk kemi asgjë. Morëm vetëm rrobat. Mezi i morëm dhe ikëm në tre të natës duke ecur me vrap mes bombardimeve. Shkuam në një spital që ishte i mbushur me të plagosur me të vdekur. Dolëm nga aty dhe ikëm në një shkollë afër qytetit Benhanun në Gibal”, tha Amal Ashour.

Amal tregon se ku po strehohen.

“Jam strehuar në një shkollë të një shoqate europiane. Jam duke vrapuar nga frika e bombardimeve. Në këtë shkollë çdo minute vjen një familje pasi kërcënohet e vinë këtu tek ne. Në një klasë 4 deri 5 familje. Këtu jam me familjen bashkë me vëllain dhe fëmijët e tij. Është edhe xhaxhai më familjen. Kjo shkollë është e mbushur me familje nga të gjitha anët e qytetet”, shprehet Amal.

“Kërkoj të më tërheqin nga Gaza me fëmijët e mi sepse të cilët nuk kanë pasaporta bashkë me vëllanë tim e fëmijët e tij.

Pasi të mbarojë lufta të jem e sigurt e të kthehem prapë në shtëpinë time pasi kam jetën dhe punën këtu”, tha Amal Ashour.

Lexo edhe:  Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor që u arrestua në Prizren, këto janë 5 veprat penale për të cilat dyshohet