Këta janë dy të arrestuarit pas sherrit mes dy familjeve në Mitrovicë, ndalohen për 48 orë

Një konflikt verbal mes disa personave eskaloi dje në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë, ku u ekspozuan edhe armët e zjarrit. Policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pesë të dyshuarit dhe dy prej tyre tashmë ndodhen në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se dy personat që përfunduan në ndalim policor janë Asllan Asllani dhe Lavdim Xhosha.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas një mosmarrëveshje për një muri të shtëpisë, fqinjët kanë kërcënuar njëri-tjetrin me armë, me ç’rast një njësi policor ka dalë menjëherë në vendngjarje për të parandaluar ndonjë incident që mund të përfundonte më keq.

Policia ka njoftuar lidhur me rastin, ku ka bërë me dije se ka arrestuar pesë personat e dyshuar, ndërsa ka sekuestruar tri armë zjarri.

Sinjali mëson se gjatë arrestimit, Lavdim Xhosha dyshohet se ka qenë më agresiv dhe ka kërcënuar me jetë njërin prej zyrtarëve policorë që ishte pjesë e njësisë policore që intervenoi në rast.

Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy prej të dyshuarve të dërgohen në mbajtje. Asllani do të hetohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Xhosha për ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ .

Lexo edhe:  Ende ka shpresë: Nxirren pas 120 orësh nën rrënoja gruaja dhe burri në Turqi