Bujku nga Mutivida e Prishtinës has në mjet të pashpërthyer, njofton policinë

Edhe më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, qytetarët ndodh që të hasin në mjete të dyshimta të pashpërthyera, të cilat mund t’i përkasin asaj kohe.

Një mjet të pashpërthyer e ka gjetur edhe një banor i fshatit Mutivodë të Prishtinës, i cili teksa po punonte tokën dje pasdite, ka hasur në mjetin e dyshimtë.

Sinjali mëson se ai ka lajmëruar Policinë, të cilët bashkë me njësinë e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë tërheqjen e mjetit.

Gjatë ekzaminimit është konstatuar se mjeti ka qenë i shpërthyer më parë dhe i njëjti më pas është konfiskuar.

Lexo edhe:  Vidhen 2 lopë, 2 viça e 1 mështjerrë (VIDEO)