E konfirmon Policia: Një person u gjet i vdekur tek një objekt në mes të Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për Indeksonline se ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

 

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet trupi i pajetë i një të moshuari