E rrezikshme: Hapet një gropë e madhe në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës.

Për pasojë shumë banorë e kanë pasur të vështirë lëvizjen, e në shumë rast është dashur edhe ndihma e ekipeve emergjente, policisë si dhe vullnetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve në evakuim.

Dëme së fundi ka pasur tek ura në Liqenin e Badovcit.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.

Lexo edhe:  “Më ke thanë ko me t’bo masazh”: Studentja shpërthen në lot gjatë protestës kundër Xhevat Krasniqit