Ministri Peci: Opozita është bërë sikur shtinset e katunit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se pjesa më e madhe e opozitës janë bërë sikur në gjuhën popullore që thuhet ‘shtinset e katunit’.

Peci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se opozita po e përqesh çdo veprim të kryeministrit Albin Kurti.

“Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: Policia e kap në flagrancë me ekstazi një 31-vjeçar te Hotel Grand në Prishtinë