E konfirmon policia: Nëna e fëmijës së vdekur është zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për medie se një fëmijë ka vdekur pas vërshimeve në qytetin e Pejës.

Ndërkaq, nëna e tij nuk është gjetur akoma nga ekipet që gjenden në terren.

Si pasojë e këtyre vërshimeve janë lënduar dy persona port ë njëjtit janë jashtë rrezikur për jetë.

“Policia rreth orës 23:10 , është njoftuar nga Spitali rajonal i Pejës për pranimin e një fëmije 5 vjecar pa shenja jete, këtë e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa nëna e fëmijës është e zhdukur”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Jeepi aksidentohet me furgon në Gurrakoc të Istogut