Vërshimet e frikshme në Pejë, vdes një fëmijë

Një fëmijë ka mbetur i vdekur si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Burime të Insajderit në Spitalin e Pejës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Ndërkaq, sipas burimeve nga Prokuroria e Pejës, nëna e fëmiut është akoma duke u kërkuar nga ekipet emergjente atje.

Pamje nga vërshimet:

https://vm.tiktok.com/ZM2ytQXLa/

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha për Insajderin se policia dhe zjarrfikësit janë në terren, derisa shtoi se tri lagje janë në gjendje më të rëndë.

“Situata nuk është e mirë, sepse ka pasur 30 minuta vërshime. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por i lusim qytetarët mos me dalë jashtë sepse po krijojnë tollovi. Tri lagje janë në gjendje ma kritike”, tha zëdhënësi Zekaj.

Lexo edhe:  Vdes mërgimtari nga Llausha e Skënderajt: Kishte 30 vite që jetonte në Kanada