E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga fshati Poklek i Ri në Drenas, pasi është ankuar për dhunë nga bashkëshorti.
Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se shkaku i të kaluarës së saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.