Klinika dentare në Mitrovicë jep rrogat e 13-ta për punëtorët si formë e vlerësimit të kontributit të tyre

Klinika dentare në Mitrovicë, “Dr.Lulja” ka dhënë rrogat e 13-ta për punëtorët në prag të festës së fundvitit.

Klinika këto rroga i dha si formë mirënjohjeje, respekti e vlerësimi për punonjësit e saj.

Doktoresha Luljeta Brahimi – Lecaj tha se postimi në lidhje me këtë u bë me qëllim të ndikimit në sensibilizimin e inkurajimin e bizneseve të tjera për respektin ndaj punonjësve.

Postimi:

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, Klinika Dentare “Dr.Lulja, i ka dhënë rrogat e 13-ta për punëtorët e saj.

Klinika jonë, e bën këtë veprim, për të respektuar punëtorët dhe për të vlerësuar kontributin e tyre.

Ndërsa këtë postim po e bëjmë për të senzibilizuar bizneset e tjera!

GËZUAR VITI 2023!

Me respekt
Dr.Luljeta Brahimi – Lecaj

Lexo edhe:  Pamje: Aksident trafiku në Meje të Gjakovës, ka të lënduar